Teksa flitet çdo ditë e më shumë për problemet me ftutat e perimet, për arsye nga më të ndryshmet, një denoncim ka ardhur në rrjetet sociale të Alertnews.al. Një konsumator nga Tirana ka dërguar foton e një pjepri të blerë vetëm një ditë më parë në Tiranë. Siç e shikoni dhe në foto, brenda pjeprit, nga farat e tij kanë nisur të mbijnë bimë të tjera të të njëjtit lloj, një pamje kjo thuajse e frikshme për konsumatorin. “Kush e merr vesh ç’po behet ne ditet e sotme. Mamaja e bleu dhe sapo e hapi pjeprin ne shtepi, doli keshtu”, shkruan konsumatori nga Tirana, në inbox e AlertNews.al, në Facebook.
Megjithëse në pamje është e frikshme, për konsumatorin kjo nuk përbën rrezik. Një agronom I kontaktuar, pa dashur të publikojë emrin, ka konfirmuar për AlertNews.al se, “kjo pamje e pjeprit nuk tregon asgjë të frikshmë, por vetëm fakti se ka kaluar tej pjekjes dhe fara gjen kushte për mbirje. Eshtë fenomen normal nga pikëpamja agronomike. Eshtë çrregullim nga temperaturat e larta dhe tejpekja, por nuk përbën asnjë rrezik për konsumatorin”.
Ndërkaq, një tjetër agronom, i pyetur për foton në fjalë shprehet: “Mund të jetë një çrregullim fiziologjik dhe ndodh 1 në 1000 raste. Farat që kane arritur pjekurinë me parë se të tjerat nisin e mbijnë. Por duhet të behen analizat për një konkluzion më të drejt”.
Ndërkohë, problemi qëndron edhe në fakti se kush do të bejë analiza. A del AKU ne tregje per marrje kampionësh apo vetëm kur i kërkojnë informacione mediat? Nëse del, apo edhe kur del, në çfare laboratori bëhen analizaa të tilla?
AlertNews.al