Ndodh edhe kjo në Shqipëri. Të largojnë nga vendi i punës se ha një mollë. Kjo i ka ndodhur këngëtares Malda Susuri. Në emisionin e pasdites në Top Channel, teksa artistja prezantoi projektin e ri konkretisht ekspozitën “Molla”, ajo tregoi se për këtë projekt është frymëzuar nga një eksperiencë personale.
Por çfarë i ka ndodhur asaj?
Konsumi i një molle gjatë orarit të punës, ishte justifikimi që shefi i saj kishte përdorur për ta pushuar nga puna, ndaj Malda vendosi që figurën e mollës ta bënte patjetër pjesë të projekteve të saj.