Forcat speciale gjermane arrestuan një terrorist të dyshuar të Shtetit Islamik në zonën e Rheinlandit.
“Personi dyshohet se vepron në emër të një anëtari të rangut të lartë të organizatës terroriste me seli në Irak dhe Siri”, deklaroi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i shtetit të Rheinland-Pfalz.
Besohet se ishte planifikuar një sulm i mundshëm me fillimin e sezonit të Bundesligës, që pritet të fillojë në fund të gushtit, transmeton lajmi.net.
Ekipi i SEK SWAT u hodh në aksion pasi morën informacione në një burg në Gelsenkirchen, në shtetin fqinj të Rhine-Westphalia.
Bastisja në qytetin e Mutterstadt përfshiu edhe Zyrën Shtetërore të Hetimeve Penale dhe u drejtua nga forcat e policisë në qytetin e Duisburgut.
“Ky ishte një proces i qetë bashkëpunimi mes forcave policore të Rheinland-Pfalz dhe Rhine-Westphalia”, tha ministri i Brendshëm i Rheinland-Pfalz, Roger Lewentz. /Lajmi.net/