Forcat gjermane arrestojnë një terrorist të ISIS-it, planifikonte sulm në hapje të...

Forcat gjermane arrestojnë një terrorist të ISIS-it, planifikonte sulm në hapje të Bundesligës

655
0

gjernani-650x358

Besohet se ishte planifikuar një sulm i mundshëm me fillimin e sezonit të Bundesligës, që pritet të fillojë në fund të gushtit, transmeton lajmi.net.

Forcat speciale gjermane arrestuan një terrorist të dyshuar të Shtetit Islamik në zonën e Rheinlandit.

“Personi dyshohet se vepron në emër të një anëtari të rangut të lartë të organizatës terroriste me seli në Irak dhe Siri”, deklaroi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i shtetit të Rheinland-Pfalz.

Besohet se ishte planifikuar një sulm i mundshëm me fillimin e sezonit të Bundesligës, që pritet të fillojë në fund të gushtit, transmeton lajmi.net.

Ekipi i SEK SWAT  u hodh në aksion pasi morën informacione në një burg në Gelsenkirchen, në shtetin fqinj të Rhine-Westphalia.

Bastisja në qytetin e Mutterstadt përfshiu edhe Zyrën Shtetërore të Hetimeve Penale dhe u drejtua nga forcat e policisë në qytetin e Duisburgut.

“Ky ishte një proces i qetë bashkëpunimi mes forcave policore të Rheinland-Pfalz dhe Rhine-Westphalia”, tha ministri i Brendshëm i Rheinland-Pfalz, Roger Lewentz. /Lajmi.net/

Shperndaje