Flori Mumajesi revoltohet pas “sulmit”: Nga shpirti, ndonjëherë s’del kurrë e keqja…

Flori Mumajesi revoltohet pas “sulmit”: Nga shpirti, ndonjëherë s’del kurrë e keqja…

391
0

“Në shpirt”, kënga e re e Flori Mumajesit në bashkëpunim me Elinel, ka vetëm 24 orë që është prezantuar dhe fenomeni që ndodhi pak orë pas publikimit të saj nuk ishte parashikuar për kantautorin e njohur e aq më pak nga reperi i njohur nga Kosova. Pas publikimit, kënga është sulmuar me dislike të rremë, ndaj edhe Flori, sapo është lajmëruar për fenomenin, ka vendosur të bllokojë pëlqimet, mospëlqimet, por edhe komentet për këngën në YouTube. Në profilin e tij në Instagram, Flori ka lajmëruar fansat për atë që i ka ndodhur dhe, me gjasë, ka edhe hamendësime për njerëzit që mund ta kenë sulmuar. Në foton që ka postuar, Flori shkruan ndër të tjera se e keqja, ndonjëherë nuk del kurrë nga shpirti: “Marrëzi, veprime të ulëta të sulmosh me dislike fake… NË SHPIRT titulli i këngës, nga shpirti ndonjëherë s’del kurrë e keqja. U detyrova ta bëja këtë postim, pasi më lajmëruan për fenomenin…” – shkruan Flori në Instagram.