Flet doktori: Mezi ja gjetëm plumbin Noizyt

Flet doktori: Mezi ja gjetëm plumbin Noizyt

474
0

n_1473847352-2116414

Reperi nga Shqipëria, Noziy është trajtuar të martën në mbrëmje në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së, pas plagëve të marra në zënkën që ndodhi mes  dy grupe reperësh në qendër të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Këngëtari nga Shqipëria i është nënshtruar një operimi që ka zgjat 40 minuta, deri sa i është nxjerr plumbi që e kishte goditur në kofshën e majtë.

Operimin e ka kryer specialisti Avni Xhafa. Ai ka thënë për klankosova.tv se ndëhyrja ka shkruar në rregull dhe është kryer me sukses.

“Personi në fjalë ka pas një vrimë hyrëse, që është shkaktuar si rrjedhojë e depërtimin të plumbit.”

“Operacioni ka shkuar pak ngadalë, deri sa është gjetë plumbi, sepse ka qenë në një zonë të papërshtatshme, afër nervave.”

“Pacienti ka refuzuar hospitalizimin edhe pse i janë shpjeguar të gjitha komplikimet që mund të ketë më pas”, ka thënë Xhafa në fund.