Flasifikonin firmat e mjekëve dhe plotësonin fiktivisht formularët për rinovimin e patentave,...

Flasifikonin firmat e mjekëve dhe plotësonin fiktivisht formularët për rinovimin e patentave, 2 në pranga 1 në kërkim

392
0

Dy persona të identifikuar si Igli Katroshi dhe Albion Goxhaj janë arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës pasi akuzohen për “Falsifikimi i vulave dhe stampave”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Njoftimi i Policisë:

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Formulari”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga dy shtetas, procedohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

 

  1. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave dhe stampave” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.