Fitoi zgjedhjet, flet Pendarovski: Do jem President i të gjithëve

Fitoi zgjedhjet, flet Pendarovski: Do jem President i të gjithëve

440
0

Stevo Pendarovski, kandidat i Social-Demokratëve të kryeministrit, Zoran Zaev, është fitues i zgjedhjeve presidencialë në Maqedoninë e Veriut.

 

Sipas rezultateve të shpallura, ai fitoi 51.71 përqind të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, mori 44.68 përqind.

 

Ndërkohë, pas shpalljes së rezultatit Stevo Pendarovski tha se do të jetë president i të gjithëve. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se Maqedonia e Veriut zgjodhi të dielën një president europian.

 

“Nga sot asgjë nuk është njësoj. Nga sot askush nuk do të mund të pengojë ardhmërinë e shtetit tonë. Humbën ata që na bënin shantazh, dhe kërcënonin të ardhmen tonë”, tha kryeministri Zaev. “Dëshmuam se jemi gati për Europën’, shtoi ai.

 

Po ashtu Siljanovska pas shpalljes së rezulatatit parnoi humbjen. Nga ana tjetër VMRO – DPMNE është ankuar për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.