Filmi “Jason Bourne” në 3D bën për të vjellë shikuesit (VIDEO)

Filmi “Jason Bourne” në 3D bën për të vjellë shikuesit (VIDEO)

505
0

2304-619x358

Filmi “Jason Bourne” me aktorin Matt Damon po tërheq shumë vëmendje në rrjetet sociale në Kinë, por jo për arsye pozitive.
Filmi u shfaq të martën në kinematë e vendit aziatik duke regjistruar të njëjtën mbrëmje 11.8 milionë dollarë, por ankesat kanë qenë për variantin “special” 3D të filmit, të cilin shikuesit nuk e kanë përballuar dot.

Ditën e mërkurë, fansat e filmave aksion në Kinë shprehën indinjatën në rrjetet sociale se versioni 3D i kishte lënë me marrje mendsh dhe me të përziera në stomak.

Shumë të tjerë iu bashkuan ankesave, duke protestuar vështirësitë për ta parë filmin në 2D, pasi shumica e kinemave e transmetonin në 3 dimensione.

“Më erdhi për të vjellë gjatë skenave të para të cilat i pash në 3D. Ishte si një film me buxhet të ulët, dua ta shoh në 2D”, u shpreh një përdorues në Weibo, një rrjet social i njohur në Kinë.

Versioni 3D është formati dominues në kinematë e Kinës. Pjesa dërrmuese e rreth 39 mijë ekraneve kinematografike të vendit aziatik janë ndërtuar në dekadën e fundit dhe 80 për qind e tyre janë të pajisura me teknologjinë 3D.

Për fansat dhe kritikët kinezë, konvertimi i “Jason Bourne” në variantin e fundit teknologjik ishte një lëvizje e gabuar, duke marrë parasysh vendimin e regjisorit Paul Greengrass për ta xhiruar në 2D./ Top Channel