Fifi ndërmerr veprimin “ekstrem” pasi iu fejua ish i dashuri, ja çfarë...

Fifi ndërmerr veprimin “ekstrem” pasi iu fejua ish i dashuri, ja çfarë bën këngëtarja

346
0

Fifi ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se djalit që ajo i ka dedikuar këngë, Xhulio, është fejuar. Madje, Fifi publikoi edhe një video e përlotur teksa dëgjonte këngën “Jetike” dhe të gjithë e lidhën me situatën që ajo po përjetonte. Kujtojmë se në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ia dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë. “Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, është shprehur ajo. Ndërkohë, diten e djeshme ajo ka realizuar nje bisedë virtuale në “Instagram” me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur per tatuazhet. “Kam 9 tatuazhe n’kajmak. Dhe do shtohen disa e kismet do fshihen disa”, është përgjigjur këngëtarja dhe me siguri ka vendosur të fshijë “emrin” e ish të dashurit nga trupi.