Fifi futet në BB VIP dhe lëshon deklaratën bombë: Me disa këtu...

Fifi futet në BB VIP dhe lëshon deklaratën bombë: Me disa këtu s’dua as të ndaj ajrin

91
0

Fifi është një nga 14 konkurentët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fifi i kërkoi vëllait të madh një studio ku mund të regjistrojë ndonjë këngë, ndërsa shtoi se me disa prej konkurentëve të pranishëm nuk do të donte që të ndante as ajrin.

“Unë nga Big Brother pres e para të fitoj dhe e dyta t’i tregoj njerëzve se si u bëra unë e mirë. Janë disa persona që nuk do doja të ishin aty pasi janë disa persona që nuk duroj të ndaj ajrin me ta, dhe jo shtëpinë. Emra nuk do të jap. Por kjo nuk varet në dorën time.

Unë kam një kërkesë për Big Brother. Kërkoj një studio që të mund të regjistroj ndonjë këngë brenda Big Brother. Përshëndes të gjithë familjen time”, tha Fifi.

Ilir Shaqiri, Sheila, Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Fifi, Arjola Demiri, Sabiani, Kledi, Granit Cana, Beniada, Paloma, Ardit Cuni, Monika Lubonja, Elahaid Cufi, janë personazhet e njohur nga bota e medias, artit, sportit, kulturës të cilët do të ndajnë mes tyre rreth 100 ditë bashkëjetesë.