FIFA u jep leje klubeve që mos t’i lënë të lirë futbollistët

FIFA u jep leje klubeve që mos t’i lënë të lirë futbollistët

326
0

Koronavirusi ka ndalë gjithë futbollin nëpër botë

Tani për tani, nuk dihet se çfarë do të ndodhë vetëm me ndeshjet e kombëtareve që ishin planifikuar që të luhen në fund të muajit mars dhe prill, pasi kampionatet pothuajse jane suspenduar te gjitha.

Ende nuk është marrë një vendim nga UEFA, ndërsa FIFA tashmë ka dhënë versionin e saj, do që të shtyhen ndeshjet nga frika e përhapjes së vazhdueshme e virusit vdekjeprurës COVID-19.

Për të treguar se FIFA e ka seriozisht, ka konfirmuar se kësaj radhe futbollistët nuk janë të obliguar të luajnë për Kombëtaret e tyre.

Pra, nëse një klub nuk do ta lëshojë një futbollist të luajë për vendin e tij, nuk është i obliguar, është liruar zyrtarisht nga FIFA.

“Duke parë situatën e krijuar për koronavirus, FIFA ka vendosur që rregullat e përgjithshme të futbollit që normalisht i detyrojnë klubet të lëshojnë lojtarët për ndeshjet e ekipit kombëtar nuk do të aplikohen për ndeshjet e marsit dhe prillit”