Fier, aksidentohet dhe humb jetën 14-vjeçari, autori braktis makinën

Fier, aksidentohet dhe humb jetën 14-vjeçari, autori braktis makinën

379
0

Një 14-vjecar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja e rëndë është regjistruar pak caste më parë në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.

Mësohet se 14-vjecari i cili ishte duke ecur në këmbë anës rrugës, është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën, pasi ka aksidentuar për vdekje këmbësorin.

 

Sakaq policia ka mbërritu në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti, si edhe identifikimin e autorit.