Fevziu “vetëm” 7000 euro rrogë në muaj !

Fevziu “vetëm” 7000 euro rrogë në muaj !

571
0

Blendi Fevziu është padyshim një ndër gazetarët politik më të njohur në Shqipëri, emisioni i së cilit ndiqet nga të gjithë.

Blendi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “3 shat”, dhe prej ditësh në media është komentuar për rrogën që gazetari merr nga emisioni “Opinion”.

Ndërkohë që të gjithë mendonim se e kishte deri në 7000 euro, Blendi i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa mbrëmjen e djeshme ka zbuluar se paguhet më shumë se aq.

“Je gazetari politk më i paguar në Shqipëri?”, e pyet moderatorja.

“Nuk e di, nuk i di rrogat e të tjerëve realisht”, thotë Blendi ndërkohë që Bora e pyet: “Po mirë a merr më shumë se 7000 euro në muaj?”

“Po i marr”, ka thënë Blendi teksa Bora e pyet: “A të ngelet ndonjë lekë pas shpenzimeve mujore që ke?”

“Pa dyshim që më ngelet”, ka përfunduar gazetari i njohur i Tv Klan.