Festa e PS/ A do jetë Fatos Nano, “surpriza” e Edi Ramës...

Festa e PS/ A do jetë Fatos Nano, “surpriza” e Edi Ramës për socialistët..?

408
0

Partia Socialiste feston sot 26 vjetorin e themelimit dhe kryetari i saj, Edi Rama, ka planifikuar të organizojë një festë në selinë qendrore. Mësohet se ftesat janë dërguar për zyrtarët e PS-së ndër vite, ku nuk mungon as presidenti i zgjedhur, Ilir Meta. Meta dhe Rama ndodhen në momentin më kritik në marrëdhëniet e tyre që kur firmosën koalicionin e 2013-ës. Ish-kreu i LSI ka marrë pjesë në festat e mëparshme, por nuk ka konfirmim nëse do të jetë i pranishëm edhe sot. Në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Rama prej vitesh po mundohet të forcojë marrëdhëniet me ish-kryetarin dhe kanë darkuar disa herë së bashku.