“Femra po s’u tund s’është femër, po lëri ato tashi”, deklarata e...

“Femra po s’u tund s’është femër, po lëri ato tashi”, deklarata e avokatit bëhet virale në rrjet: Po nuk është mashkull ajo… (VIDEO)

304
0

Avokati Saimir Vishaj ka bërë një koment të konsideruar si seksist në lidhje me mënyrën se si duhet të duken femrat, sipas tij. I ftuar në “Opinion”, Vishaj po komentonte videot që u bënë ‘hit’ në rrjet të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në zyrat e shtetit, nën ritmin e këngës ‘Mafia”. Vishaj tha se sipas tij, një femër duhet të tundet sepse nëse kjo gjë nuk ndodh, nuk quhet femër. “Femra po s’u tund njëçikë s’është femër. Po lëri ato tashi. Nuk është mashkull ajo tani“- tha Vishaj, teksa komentonte në studio. Deklarata e Vishajt është bërë virale në rrjet, ndërsa u kundërshtua nga gazetaret e pranishme në panelin televiziv. Nga ana tjetër, duke lënë të kuptohet se kjo video mund të jetë edhe një lloj presioni për çështjet që avokatja ka në dorë, Visha u shpreh se Kapedani duhet të dorëhiqet në mënyrë që ky imazh të mos ndikojë në vendimarrjen e saj.

“Duhet te japë dorëheqje për t’ju nënshtruar hetimit dispilinor nga KLGJ, pa u ndikuar nga funksioni i saj. Nëse gjyqtarja ka një çështje të rëndësishme duhet ta ruajmë derisa të japë një vendim. Nëse kjo gjyqtare ka dosje të nxehta në duar për rrethin e Elbasanit ajo duhet të ngrijë vendimarrjen dhe të japë dorëheqje në mënyrë që kjo figurë sot të mos ndikojë në vendimarrjen e saj”, u shpreh Visha duke bërë apel që çështja të zbardhet.