“Fëmijët pushim, i marrim me vete në punë”, gazetarja transmeton konfliktin Turqi...

“Fëmijët pushim, i marrim me vete në punë”, gazetarja transmeton konfliktin Turqi – Siri, djali 4 vjecar i ndërpret transmetimin (VIDEO)

488
0

Ky është një moment shumë i bukur kur korrespondentja e televizionit NBC në SHBA Courtney Cube u ndërpre në transmetimin live nga djali i saj katër vjecar Ryan.

Gjithçka ndodhi përpara syve të publikut e gazetarja ishte duke raportuar të mërkurën për konfliktin Turqi- Siri. Gazetarja Courtney që mbulon çështjet e sigurisë kombëtare për rrjetin televiziv përpiqet në një moment që të nxjerrë djalin e saj nga kamerat, por kjo ishte e pamundur ndërkohë që djali përpiqej ta arrinte.

Gazetarja vetëm arriti të buzëqeshë. “Më falni, kam fëmijët me vete, televizioni live” përpara se në ekran të dilte një hartë e Sirisë dhe Turqisë. Më vonë ajo shpjegoi se “lajmi i fundit në Siri nuk qëlloi në të njëjtën linjë me pushimin parashkollor”, kështu që u detyrua të merrte me vete në punë djalin e saj 4 vjeçar së bashku me binjakun.

Kjo ndodhi dy vjet pasi një vajzë e vogël theu rrjetin kur hyri në mes të intervistës së babait të saj për BBC dhe video u kthye menjëherë në virale.