
Sipas ekspertëve të NHS-së shumë nga fëmijët e infektuar janë prekur nga një sindromë me simptoma të pazakonta. Kjo përfshin inflamacionin shumë-sistemor, me simptomat që fillojnë si tek rasti i virusit të gripit. Ekspertët sqarojnë se kjo sindromë nuk i ka prekur të gjithë fëmijët e infektuar.
Stephen Poëis, mjeku kryesor i NHS ka treguar për BBC: Në ditët e fundit kemi parë raportet se çfarë ka ndodhur me fëmijët. Kemi kërkuar që ekspertët ta shqyrtojnë këtë si një çështje urgjente. Konkretisht bëhet fjalë për një sindromë inflamatorë që lidhet me koronavirusin, por mund të jetë dhe ndonjë infeksion tjetër.
Pacientët e rinj të koronavirusit kanë pasur shenja të rënda të ngjashme me sëmundjen atipike Kaëasaki dhe sindromën e shokut toksik, që përfshin temperaturë të lartë, presion të ulët të gjakut, skuqje të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje,
Disa kanë përjetuar simptoma gastrointenstinale, dhimbje barku të vjella ose diarre dhe probleme në zemër.
Megjthatë, ekspertët thonë se shumë pak fëmijë sëmuren rëndë nga koronavirusi, pasi rezultojnë edhe grupmosha më pak e prekur.
Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve ka këshilluar prindërit që nëse vërejnë shenja të pazakonta tek fëmijët ti dërgojnë urgjent në spital.