Çfarë ka ndodhur mes aktorëve të njohur të humorit, plas grushti, Ledio...

Çfarë ka ndodhur mes aktorëve të njohur të humorit, plas grushti, Ledio Lako godet Gent Hazizin me perforcues metalik

473
0

 

Sherr mes aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi. Lako, i njohur me rolin e Kapo Kapllanit ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët. Ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. “Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.

Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën të ditur policia.