‘Faturën çojani Nusretit!’/ Florjan Binaj përfshihet në aksident, i drejtohet ministrave: Kur...

‘Faturën çojani Nusretit!’/ Florjan Binaj përfshihet në aksident, i drejtohet ministrave: Kur të vini nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës

422
0

Aktori i humorit Fjorjan Binaj iu është bashkuar personazheve që nuk kanë lënë pa komentuar videon e ministrave në Dubai.

Binaj tregon se është përfshirë në një aksident me makinë që ka pësuar në hyrje të Kavajës, ku rruga ka një gropë problematike për drejtuesit e mjeteve. Binaj tregon se ka qenë në makinë së bashku me fëmijët e tij, ndërsa me doza të forta ironie thotë se faturën për rregullimin e rrugës duhet tia çojnë Nusretit.

‘O mjeshtra! Kur të vuni nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës në hyrje të Kavajës, se për 15 minuta u bëmë 2 makina me fëmijë brenda që na u dëmtuan gomat dhe disqet. Mos e vrisni mendjen për faturën, çojani Nusretit! Kujdes shoferët që kalojnë këtu- shkruan Binaj në instastory, aty ku ka ndarë dhe foton nga goma e makinës.