Falsifikimi i lekut, BSH: Në nivele të papërfillshme

Falsifikimi i lekut, BSH: Në nivele të papërfillshme

763
0

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, falsifikimi i lekut ka një vlerë krejt të papërfillshme në raport me sasinë e kartëmonedhave dhe monedhave metalike në qarkullim.

Sipas BSH-së gjatë vitit 2016, sasia e kartëmonedhave dhe monedhave metalike të falsifikuara ka pësuar ulje me 13.4%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa vlerëson se përgjithësisht falsifikimi i kartëmonedhave bëhet me metoda të thjeshta dhe ka nivel të ulët sofistikimi.

Sipas BSH-së, kartëmonedha 1 mijë lekëshe është prerja më e falsifikuar e lekut shqiptar, pjesa tjetër e parasë së falsifikuar ndahet mes monedhave metalike 50 lekëshe, kartëmonedhave 500 lekëshe dhe atyre me vlerë 2 mijë lekëshe.

Institucionet e mbikqyrjes kanë forcuar masat dhe nuk konstatojnë ndonjë tendencë drejt printimeve me natyrë profesionale, që tentojnë të imitojnë elementët e sigurisë të lexueshëm nga pajisjet autentifikuese, bën të ditur BSH-ja