“Faktet janë kokëforta”- Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin. Ja grup-moshat më të rrezikuara...

“Faktet janë kokëforta”- Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin. Ja grup-moshat më të rrezikuara nga virusi. Lajmi i mirë është që…

386
0

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të detajuar të realizuar në SHBA, ku evidentohen grup-moshat më të rrezikuara nga infeksioni i COVID-19. Në studimin amerikan, sipas Alimehmetit, vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik.

“🚙 Per ta ilustruar, autoret e kane krahasuar vdekshmërinë nga COVID-19 me vdekshmërinë nga aksidentet automobilistike dhe nga aksidentet ne përgjithësi.

❓Çfarë gjejnë ne krahasim me aksidentet?

✅ Mosha 0-34 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 3 here me e ulet se sa vdekshmëria nga aksidentet

✅ Mosha 35-44 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 eshte njesoj me vdekshmerine nga aksidentet.

❗Mosha 45-54 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 eshte 5 here me e larte se vdekshmeria nga aksidentet.

❗Mosha 55-64 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 eshte 17 here me e larte se vdekshmeria nga aksidentet.

❗Mosha 65-74 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 eshte 60 here me e larte se vdekshmeria nga aksidentet.

❗Mosha 75-84 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 eshte 99 here me e larte se vdekshmeria nga aksidentet.

❗Mosha 85+ vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 eshte 105 here me e larte se vdekshmeria nga aksidentet.

 

Pra, kujdes!

✅ Nese je <45 vjeç me shume gjase asgjë s’do te te ndodhe, dhe ky është lajm i mire për te rinjtë tanë, POR: 🚫 1. Gjithsesi ruhu njësoj siç merr masat e sigurise ndaj aksidenteve.

🚫 2. SIDOMOS MBRO MOSHAT ME TE MEDHA, SE AKSIDENTET NUK TRANSMETOHEN KURSE SARS-COV-2 PO!”, thekson epidemiologu.