Fadil Kasemi mbetet në burg përjetë

Fadil Kasemi mbetet në burg përjetë

452
0

Edhe Gjykata e Apelit e ka lënë në burg përjetë Fadil Kasemin, që vrau bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildes Hafizi.

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar Kasemin me burg të përjetshëm për vrasjen e 31 gushtit 2017 që tronditi jo vetëm Tiranën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi gjithashtu që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi, pas disa kalvareve në të kaluarën, nga të cilat kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje./ Gazeta Liberale