Facebook, Instagram dhe WhatsApp ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në...

Facebook, Instagram dhe WhatsApp ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformat e tyre

379
0

Meta Platforms që përfshin rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.‘Tani po i ndalojmë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformën tonë kudo në botë.’-postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter.Ai shtoi se këto masa të reja tashmë janë zbatuar dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë.