Fabjola Kuburi, një gazetare gollobordase që duhet të ishte milionere…

Fabjola Kuburi, një gazetare gollobordase që duhet të ishte milionere…

91
0

 

Nga Denisa Cerma

 

Nuk më kujtohet si e kam njohur Fabin( Fabiola Kuburin), paska kaluar shume kohë! Por nuk kam harruar asnje moment me të!  Nëse ti mban mend si jemi njohur aman ma kujto icik…

Po si mi Fabi nuk të mbaj mend asnjeherë me nerva? Me siguri di t’i “ fshehësh” shumë mirë ashtu si shumë sekrete vipash.

Mezi po i prisja përgjigjet e pyetjeve që i kisha dërguar, jo se nuk ia di shumë gjëra, por meqë kemi kohë që nuk jemi takuar thashë helbete do ketë ndonjë gjë të re…E ja, nga t’ia filloj?

A ke flirtuar ndonjeherë me ndonjë personazh e pyes

-As jashtë e as brenda punës thotë Fabi….

Po komshinjtë të pyesin kur do të martohesh?

Nuk kanë akses farë thotë ajo, madje as prindërit nuk më bëjnë këtë pyetje, por e di vetë se duhet të martohem…

Nejse, me kaq po e lë se këto punët e zemrës janë icik të nderlikuara…😜

Fabi është një nga ato gazetare të rralla që ka refuzuar të punojë në televizion, ka gjetur rehat në atë strehëzën e saj të gazetarisë së shkruar, e të gjithë e njohin si Fabiola e gazetes “ Intervista” të cilën mbaj mend kur isha e vogël mezi prisja të mbërrinte në fshat e të lexoja…

Fabi nuk bën tituj të fryrë, as tituj që kanë presion klikimesh duke të të bërë ndonjëherë të “ zihesh” me personazhe… kështu e do ajo gazetarinë, e cila për hir të së vertetes sot çalon tepër.

-A ruan lekë mënjanë?

– Si gollobordase që jam duhet të kisha çantën plot, por duket që nuk kam ngjarë nga ata, nuk kursej…

E meqe jemi tek parate ne kemi nje batute me njera-tjetren: Rrime ne, bejme gazetari të ndershme…

Me tej kuptojeni vete ku e kemi se jeni të mençur…

E  megjithese nuk i ka me thasë paratë, por ka zemren e madhe e po u takove me të nuk shpëton pa ndonje dreke te mirë e një gotë verë! Ja, kaq mjafton të quhesh” e pasur” 😊

Kur e pyeta Fabin nëse e mban mend rrogën e parë, e bëra jo pa qellim… M’u kujtua dhe imja shumë vite më herët  kur i mora në financë dhe dola nga puna e me dukej sikur kisha gjithë botën, e u enda rrugës së Kavajës buzëmbrëmjes duke m’u dukur se mund të blija gjithçka.  Isha vetëm 21 vjeç….

Ndërsa Fabi kujton prillin e 99’-tës e një pjesë ia ka dhënë mamit, ndërsa me të tjerat kish blerë shampo farmaceutike për gjyshen sepse kishte probleme me skalpin.

E kështu, mes gazetarise së saktë që bën, të qeshures tipike që ka përherë sikur nuk ka asnjë hall e për të cilat thotë se nuk ka kusur askush t’ua trasmetoj, doja t’ju tregoja modelin e një vajze/mikeshe/ gazetareje  që e dua dhe vlerësoj shumë.

E qe të mos harroj e pyeta edhe për djemtë shqiptarë, “ xhentelmenet” e mirë …

Që janë të pakte kjo dihet, por që ka ende dhe kjo është e sigurt më thotë ajo!

Dhe njëri prej tyre ishalla vjen në rrugën tënde Fabi!