‘Euro 2021’/ Shpresat: Shqipëri- Turqi. Fitore për kreun e grupit

‘Euro 2021’/ Shpresat: Shqipëri- Turqi. Fitore për kreun e grupit

641
0

Kombëtarja Shpresa ditën e sotme në orën 19:30 do të përballet me Turqinë në kuadër të eliminatoreve të 21-vjeçarëve për “Euro 2021”.

Nën drejtimin e Alban Bushit ditën e djeshme u zhvillua stërvitja zyrtare në fushën e stadiumit “Esenjurt Necmi Kadýoglu”.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Turqinë në transfertë, rival ndaj të cilit janë mundur me rezultatin 1-2 në sfidën e parë të zhvilluar në vendin tonë, por pas një loje të mirë dhe me shumë raste për shënim nga pala jonë.

Kuqezinjtë kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Stamboll, teksa do të luajnë sot ndeshjen e tretë zyrtare në grupin 3 të kualifikueseve të 21-vjeçarëve.

Shpresat kuqezi janë mundur në sfidën e parë në Tiranë nga Turqia me rezultatin 1-2 dhe kanë barazuar në Andorra me rezultatin 2-2, ndërkohë që një trepikësh i mundshëm do të mund t’i ngjiste përkohësisht në krye të këtij grupi kualifikues.

Formacioni i mundshëm:

Dajsinani, Kryeziu, Maloku, Tafa, Pëllumbi, Shehu, Kallaku, Shefiti, Mala, Kolaj, Sula. Trajner. Alban Bushi