“Euro 2020”, të gjitha ekipet që u kualifikuan në 1/8 e finales...

“Euro 2020”, të gjitha ekipet që u kualifikuan në 1/8 e finales dhe ato që u eliminuan

373
0

Faza grupore e ‘Euro 2020’ thuajse ka mbaruar, ndërsa 16 nga 24 skuadrat pjesëmarrëse në fazën grupore e kanë mësuar fatin e tyre.

Dy vendet e para në secilin grup e sigurojnë kualifikimin direkt, derisa katër pozicionimet më të mira nga vendet e treta në grupe bashkohen në të tetën e finales.

Kanë mbetur të zhvillohen xhirot e fundit vetëm edhe në Grupin E dhe Grupin F, ndërsa më poshtë jua sjellim skuadrat që e kanë mësuar fatin e tyre në këtë Kampionat Evropian.

 

Skuadrat që tashmë janë kualifikuar në 1/8 e finales:

Grupi A: Italia, Uellsi, Zvicra

Grupi B: Belgjika, Danimarka

Grupi C: Holanda, Austria

Grupi D: Anglia, Kroacia, Republika Çeke

Grupi E: Suedia

Grupi F: Franca

Skuadrat e eliminuara: Maqedonia e Veriut, Rusia, Skocia, Turqia.

Suedia dhe Franca janë kualifikuar pasi që e kanë të garantuar së paku vendin e tretë më të mirë.