Etrit Berisha pret penallti, nota dhe statistikat për portierin e Spalit

Etrit Berisha pret penallti, nota dhe statistikat për portierin e Spalit

340
0

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ishte heroi i Spalit në sfidën e Serie B ndaj Rexhinës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1.

Gardiani shqiptar arriti të neutralizonte një tjetër 11-metërsh të gjuajtur nga sulmuesi Denis, në minutën e 61-të, duke mbajtur portën e paprekur.

Kujtojmë që të njëjtën gjë 31-vjeçari bëri edhe në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Monzës. Kjo është penalltia e dytë e pritur në pak javë.

Golin e fitores për skuadrën e Spal, e realizoi Kastro në minutën e 31-të.

Vendasit arritën të gjuanin 5 herë në portën e Berishës, i cili ishte i pakalueshëm.

Në fundin e takimit, shqiptari u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës. Nota e vlerësimit nga faqja e specializuar “Sofa Score” për portierin e Kombëtares ishte 8.6.