Libri “Pallati i Ëndrrave” është botuar në gjuhën serbe nga Shtëpia Botuese “Samizdat”, shkruajnë mediat serbe.
“Pallati i Ëndrrave” është një kryevepër e Kadaresë, ku flitet për një institucion në Tabir Sarrail, që merret me mbledhjen, klasifikimin dhe interpretimin e ëndrrave në perandori, sistem i mbyllur i despotizmit oriental në kohën e Turqisë Osmane, si një version i ferrit të një shteti totalitar”,shkruan media serbe B92.
“Ka qenë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e mahnitshme që në Shqipërinë staliniste, ku e gjithë kultura ishte nën kontrollin ideologjik, ndërsa kanonet e realizmit socialist drejtonin letërsinë, papritmas një shkrimtar me një shprehje të tillë moderne si Kadare imponoi vetveten”, shkruan kritiku i artit dhe analisti Shkëlzen Maliqi.