Erion Isai ribashkohet me trupën e “Portokalli”-së!

Erion Isai ribashkohet me trupën e “Portokalli”-së!

406
0

Siç e dini tashmë, angazhimi më i fundit profesional i aktorit Erion Isai është fushata zgjedhore sepse më 30 qershor në Kolonjë do të vendoset përfundimisht nëse ai do të bëhet Kryetar Bashkie i vendlindjes së tij apo jo.

Gjatë fushatës nuk kanë qenë të paktë miqtë dhe kolegët e Erionit që kanë vizituar Kolonjën duke suportuar edhe kandidaturën e tij.

E njëjta gjë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me aktorët e Portokalli-së. Pasi kanë përfunduar “Verë dhe Portokalle” në Ersekë, ata janë mbledhur në një lokal të Kolonjës ku kanë festuar deri vonë së bashku me Erion Isanin.

Të gjithë bashkë kaluan një natë të pharrueshme me këngë e të qeshura duke u “ribashkuar“ edhe një herë. Kujtojmë se vetë Erion Isai e ka theksuar disa herë në intervista se pas largimit të tij nga “Porotkalli”, ai vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me kolegët e këtij spektakli humori. /News31