Enxhi Drapi: Mesazhet që dua të përcjell nëpërmjet romanit ““Diku ku dielli...

Enxhi Drapi: Mesazhet që dua të përcjell nëpërmjet romanit ““Diku ku dielli nuk perëndon”!

549
0

Kush është Enxhi Drapi, për të gjithë lexuesin që nuk ju njeh?

 

Enxhi Drapi është një vajzë nga Tirana e cila studion për drejtësi. Jam autore e romanit “Diku ku dielli nuk perëndon”, i cili është një roman me karakter psiko-social rreth të cilit siller femra, ashtu sikurse në jetën e çdokujt. Sepse femra është arsyeja përse qënia trashëgohet, zhvillohet. Është ajo e cila di të mbështesë babain, vëllain, bashkëshortin, fëmijën apo mikun e saj. Shiqëria ka prirje të jetë maskiliste dhe kjo e ndrydh dhe deri diku e poshtëron femrën, sepse ajo mundet. Mundet dhe di të punojë, të japë ide, me pak fjalë di të jetë e barabartë psikologjikisht dhe moralisht me gjininë tjetër.

 

 

Ju keni publikuar romanin tuaj të parë “Diku ku dielli nuk perëndon”, cila është tema e këtij libri?

 

Tema e këtij romani është jeta. Është aktual dhe ndër faqe kushdo përveçse do njohë personazhet dhe historinë e tyre, do njohë akoma më shumë veten sepse ata personazhe vërtetë flasin. Flasin atë çka shumë prej nesh nuk munden ta thonë nga frika se mos gjykohen. Dhe ndodh shpesh herë që duke i thënë vetes gënjeshtra fillojmë i besojmë…. por cili është përfundimi? Si ndjehemi? Pra, ndryshojmë së qëni vetja për shkak të frikës së paragjykimit dhe gjykimit.

 

Vlerësuar nga shumë kritikë letrarë si një roman i guximshëm i cili godet fort në mentalitetin e shoqërisë. Cili është mesazhi që kërkoni ti përcillni nëpërmjet këtij romani shoqërisë shqiptare?

 

Me anë të “Diku ku dielli nuk perëndon” unë dua të përcjell tek secili lexues atë çfarë ata kanë nevojë. Është e vërtetë që gjithmonë e më shumë po cilësohet si një roman i guximshëm sepse asnjë autor tjetër, të paktën shqiptar, nuk ka guxuar të demaskojë deri në këtë pikë realitetin me të cilin kushdo prej nesh është i detyruar të përballet. Ne sot gjykohemi përse besojmë në fenë që duam, gjykohemi përse dalim, përse nuk dalim, ku i gjejmë paratë që të dalim, pse vishemi në mënyrën tonë, përse femrat grimohen, gjykohemi për mënyrën si ecim, gjykobemi për problemet tona të lindura, gjykohemi për aftësitë tona… gjykohemi pafundësisht sepse krahasohemi. Askush nuk mund të gjykojë askënd, sepse çdo individ është unik. Ashtu siç është zëri i tij, shenjat e gishtërinjve, ADN-ja… Të gjithë jemi të ndryshëm dhe askush nuk ka të drejtë të vendosë një standrd gjykimi për tjetrin.

 

 

Një studente drejtësie që shkruan  roman…çfarë ju nxiti për të shkruar..?

 

Unë gjithmonë kam qënë e apasionuar pas letërsisë dhe shkruaj edhe poezi. Për këtë roman më nxiti realiteti, sepse Diku ku dielli nuk perëndon hedh dritë në karakterin, mendimet dhe  mënyrën se si ne i përjetojmë gëzimet, dashurinë, frikën,zilinë, injorancën, sëmundjet, miqësinë, hidhërimet etj.

 

Cilat janë mesazhet dhe komplimentat më të mira që keni marrë nga lexuesit për romanin tuaj të parë?

 

Komentet kanë qënë shumë pozitive si nga lezuesit po ashtu edhe nga autorë të tjerë, edhe pse një pjesë e tyre janë munduar të hedhin baltë mbi mua dhe aftësitë e mia, mund të them se kur e kanë lexuar roman janë zhgënjyer nga vetja dhe ky fakt më gëzon, sepse me anë të këtij romani edhe ata kanë mundur të njohin veten më mirë dhe ta shohin jetën me një sy pozitiv. Shumë nga lexuesit më kanë komplimentuar sepse me anë të zërit të këtyre personazheve ata kanë gjetur zërin e tyre. Dhe, ku ka më bukur se mesazhi të arrijë të kuptohet dhe përcillet në mënyrën e duhur…

 

 

Do e vazhdoni këtë rrugëtim, do ju shohim sërish me libra të tjerë, ndoshta në zhanre të ndryshme?

 

Do e vazhdoj sepse e dashuroj.  Jam duke punuar për një volum me poezi dhe gjithashtu Diku ku dielli nuk perëndon do ketë një volum të dytë,  sepse të gjithë kërkojnë të dinë se si do vazhdohë historia e Helen, një vajze në dukje të thjeshtë por me një forcë të brëndshme tepër të madhe sepse arrin të kapërcejë sfida nga më të ndryshmet qofshin ato shëndetësore, shkollore apo edhe jetësore, sepse jo pak herë vihet në dyshim  jeta e saj. Por, se si ajo arrin ti kapërcejë këto vështirësi, i ftoj të gjithë ta lexojnë sepse kushdo duhet të lexojë një roman të tillë në jetë.