Pak ditë më parë, këngëtarja Eneda Tarifa zbuloi ekskluzivisht për Class lajmin se shumë shpejt, kënga e saj, mpjesëmarrëse ne Eurovizion, do të vinte në një version remix, më veror, më të freskët, të shoqërueshëm për udhëtime.
Fairytale” sapo është publikuar dhe është gati për te shoqëruar verën e nxehtë me ritme shpërthyese.
Versioni remix i këngës, siҫ tha këngëtarja për Class, ishte gati, veçse gjatë kësaj kohe është punuar më shumë për gjëra teknike.
Lajmin për publikimin e klipit të ri, Eneda e ka postuar në profilin e saj në Instagram, duke lajmëruar adhuruesit e muzikës së saj që kanë edhe një këngë më shumë për udhëtimet e tyre (dhe jo vetëm): “Një përmbledhje e momenteve më të mira të pjesëmarrjes sime në Eurosong 2016. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë e shoqërojë gjatë gjithë verës nëpër makina, clube e pube”, ka shkruar ajo./lajmi.net