Emri i Stadiumit “Arena Kombëtare” del në shitje.

Emri i Stadiumit “Arena Kombëtare” del në shitje.

525
0

Stadiumi me kulle që pritej të quhej “Arena Kombëtare”, nuk do jete me I tille sepse  FSHF ka vendosur të heqë këtë emër.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka njoftuar se po kërkohet një sponsor i cili do të financojë dhe ka të drejtë të vendosë emrin që dëshiron vetë sponsori. Pak kohë më parë, diskutohej edhe ideja që stadiumi të quhej “Panajot Pano”, megjithatë kjo hipotezë ka mbetur në ajër dhe nuk ka marrë asnjë konkretizim. Stadiumi i ri, do të ketë emrin e sponsorit për 5 vite dhe me shumë gjasa, pas 5 vitesh mund të ndërrohet përsëri.

Njoftimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të përmbushë kriteret bazë që janë:

-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë”, shkruhej në komunikatën e FSHF-së.