Emrat/ Edhe në 1920 deputetët shqiptarë dorëzuan mandatet

Emrat/ Edhe në 1920 deputetët shqiptarë dorëzuan mandatet

488
0

Në historinë e Shqipërisë, djegia e mandateve të opozitës në vitin 2019 ishte rasti i dytë. I pari është pikërisht në trupën e parë legjislative. Këshilli Kombëtar i emëruar në Kongresin e Lushnjës kishte 38 deputetë. Disa prej tyre u betuan me vonëse. Mbledhja e parë nisi më 27.3.1920, që shënon edhe nisjen e jetës parlamentare shqiptare. Më 15.11.1920, Këshilli Kombëtar zhvilloi mbledhjen e fundit të tij të 70-të që ishte edhe e fundit, votëbesimin e qeverisë së Iljaz Vrionit (që vinte pas asaj të Sulejman Delvinës së zgjedhur në Lushnjë). Nuk do kishte më mbledhje tjetër sepse nuk qe e mundur të mblidhej sërish organi legjislativ. Para deklaratës së madhe, disa deputetë deklaruan dorëheqjet:

 

1-Abdurrahman Krosi

 

2-Dine Dema

 

3-Dine Maqellari

 

4-Halim Çela

 

5-Arkimandrit Visarion Xhuvani

 

6-Osman Lita

 

7-Kolë Thaçi

 

Më 24 nëntor 1920, si reaksion, 18 deputetë të tjerë, deklaruan dorëheqjet nga mandatet e tyre, këta deputetë:

 

1-Dhimitër Kacimbra (kryetari)

 

2-Qazim Koculi

 

3-Beqir Rusi

 

4-Neki Ruli

 

5-Pilo Papa

 

6-Hafiz Xhemal Naipi

 

7-Hysen Vrioni

 

8-Bektash Cakrani

 

9-Llambi Goxhomani

 

10-Hafiz Ejup Sabriu

 

11-Ramiz Daci

 

12-Irfan Ohri

 

13-Adem Gjinishi

 

14-Qazim Dyrmishi

 

15-Kiço Koçi

 

16-Myqerem Hamzaraj

 

17-Sadullah Tepelena

 

18-Xhemal Shkodra

 

Kësisoj bëheshin 25 deputetë nga 38 që ishin gjithsej. Iu hap rruga zgjedhjeve të para që u zhvilluan në prill 1921.