Emisioni “Autokton” i autores Anila Ahmataj organizoi për 28 nëntor debutimin...

Emisioni “Autokton” i autores Anila Ahmataj organizoi për 28 nëntor debutimin e dokumentarit historik kushtuar qytetit të Vlorës

421
0

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Autokton” zhvilloi në qytetin e saj të lindjes në Vlorë, në  kuadër të festave të nëntorit, aktivitetin akademiko-shkencor.Debutimi i një pune të madhe të pasqyrimit të veprave historike dhe personazheve që jetën e tyre e shkrinë për atdheun. Stafi emisionit Autokton prezantoi një cikël dokumentarësh mbi Vlorën dhe periudhat më të errëta të saj,2500 vite histori.

“E Vërteta Mbi  Vlorën”

kështu ishte quajtur ky cikël dokumentarësh, që mesa duket u duartrokit nga të pranishmit që mes historianëve dhe drejtues institucionesh ishin edhe gazetar e deputet të qytetit të Vlorës.

Ky aktivitet mblodhi bashkë shumë historian nga Ulqini, Mitrovica, Shkupi, Prishtina,Presheva  e Gjakova,pasardhës të figurave më të ndritura të kombit, si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ismail Qemali e shumë të tjerë.

Aktiviteti zgjati për dy orë, ku të pranishmit shprehën urimin për ditën e pavarësisë.

Vlora qyteti  kombinuar më së miri me bukuri natyrore, mes flamujve që valviteshin fuqishëm qëndronte dhe amaneti i të parëve, amaneti i themeluesve të shtetit shqiptar.Ata ishin firmëtarët e pavarësisë dhe si të tillë do të nderohen përjetësisht.