Elvana Gjata hedh pas krahëve ngjarjen e ish-Bllokut, zbulohet investimi i të...

Elvana Gjata hedh pas krahëve ngjarjen e ish-Bllokut, zbulohet investimi i të fejuarit për ta bërë të famshme në Europë

1126
0

Elvana Gjata hedh pas krahëve ngjarjen e ish-Bllokut, zbulohet investimi i të fejuarit për ta bërë të famshme në Europë

 

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata duket se e ka hedhur pas krahëve ngjarjen e errët të Ish-Bllokut, pjesë e të cilës ishte i fejuarit të saj, Ervin Matës.

 

Ajo ka vendosur që këtë herë të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së, ku zgjidhet dhe kënga fituese për në Eurovizion.

Screenshot_11.png

Burime për ‘Panorama Plus’ bëjnë me dije se i fejuari i Elvanës po investon para për ta bërë të famshme në tregun ndërkombëtar, një karrierë që do të nisë pasi ajo të prekë Eurovizionin. Dhe për të arritur këtë, skena më e mirë është Festivali Europian, që ndiqet nga miliona fansa dhe ku për fituesin votojnë juritë e shteteve dhe publiku europian.

 

Kështu, pas ngarkesës emocionale që Elvana përjetoi, duket se bashkë me buzëqeshjen në portret, i është rikthyer plotësisht ambicia për karrierë jashtë vendit.

Screenshot_9.png

Kujtojmë që muaj më parë u përfol se për shkak të ngjarjes në fjalë dhe shpalljes në kërkim të partnerit, Elvana u nda nga Ervini.

Screenshot_10.png

MIrëpo në muajin maj ajo rivendosi sërish unazën e fejesës, pasi Mata arriti të zgjidhte problemet me drejtësinë. E bashkë me problemet, ata hodhën pas krahëve edhe krizën në çift, duke u rikthyer bashkë, por këtë herë edhe më të rezervuar se dikur.