Ekzekutohet me armë zjarri i riu shqiptar në Athinë

Ekzekutohet me armë zjarri i riu shqiptar në Athinë

348
0

Një i ri shqiptar raportohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri rreth mesnatës në Athinë. Sipas mediave greke, viktima është 33 vjeç, i lindur në vitin 1986, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije.

Raportohet se shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari”. Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit. Policia gjithashtu u njoftua lidhur me ngjarjen.

I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi të mbijetoje, duke ndërruar jetë aty.

Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.