Ekzekutimi, zbulohet e kaluara e errët e “Nardit të Bujtinave”

Ekzekutimi, zbulohet e kaluara e errët e “Nardit të Bujtinave”

250
0

Të tjera detaje mësohen në lidhje me biznesmenin Ferdinad Polia të ekzekutuar pasditen e së martës në Grudë të Shkodrës. I kthyer prej disa vitesh në vendlindje për t’ju përkushtuar turizmit malor, aty ku kishte edhe një bujtinë, Ferdinandi duket të ketë lënë pas një të shkuar problematike.

Gjatë kohës që ka qenë emigrant në Itali, referuar asaj që shkruajnë mediat italiane ai është akuzuar për pjesëmarrje në një grup që trafikonte kokainë por edhe vjedhje.

Ai është arrestuar në vitin 2010-të në kuadër të operacionit “Treviso cleaning” si pjesë e një grupi shpërndarësish kokaine në lokalet e Trevisos por edhe Venecias. Një vit më vonë në 2011 Polia 24 vjeçar u dënua me 4 vite burg. Mediat raportojnë se në atë kohë, banda pjesë e së cilës ishte kishte arritur të fitonte nga shitja e kokainës deri në 800 mijë euro. Në rastet kur klientet femra nuk kishin para, në këmbim pranohej dhe kryerja e marrëdhënies seksuale.

Në një rast grupi kishte arritur të fuste në kurth një vajzë 17 vjeçe në Trevizo, madje i kishin kërkuar asaj që t’u prezantonte shoqe të virgjëra. Në total, si pjesë e grupit u arrestuan 12 persona, ku gjysma e tyre ishin shqiptarë. Por, ndërkohë që ndodhej në burg, hetuesit italianë zbuluan dhe disa ngjarje të tjera, ku Polia ishte përfshirë. Përveç trafikut të drogës, ai kryente edhe vjedhje.

Me tu kthyer në Theth në vitin 2015-të, ai u kthyer në një nga njerëzit më të dashur për zonën, madje u bë edhe pjesë e administratës shtetërore, duke u emëruar administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Në vitin 2017-të rezulton të jetë proceduar penalisht në gjendje të lirë bashkë me kryeplakun e Thethit, për shkak se polica konstatoi një parcelë me kanabis në këtë zonë. Megjithatë reputacioni që kishte në zonë, si një njeri që punonte për të mirën e komunitetit vijon të jetë i fortë edhe sot.

Policia e Shkodrës po heton për të kaluarën e tij si një nga pistat për vrasjen, por nuk përjashtohen as konflikte të reja ku biznesmeni 35-vjeçar mund të jetë përfshirë. Kujtojmë që ditën kur u ekzekutua ai sapo kishte dalë nga një servis në zonën e Grudës, aty ku kishte çuar Fuoristradën e tij për tu lyer. Autori që i kishte zënë pritë pasi e qëlloi për vdekje dogji motorçikletën pak metra larg vendit të ngjarjes dhe u zhduk.