EKZAMINIMI I DIKTATURËS NE ROMANIN “DOKTORESHA” TË FLAMUR BUÇPAPAJT

EKZAMINIMI I DIKTATURËS NE ROMANIN “DOKTORESHA” TË FLAMUR BUÇPAPAJT

344
0

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

Shkodra, metropoli i Shqipërisë së Veriut, e cilësuar nga personalitete si “djepi i kulturës shqiptare”, pasi këtu arti dhe kultura kanë shtëpinë e vet, do të ishte frymëzimi i shkrimtarit Flamur Buçpapaj për romanin e tij të ri “Doktoresha”. Pikërisht nga ky qytet, i njohur për qëndresën antikomuniste, ku kaloi një pjesë të konsiderueshme të rinisë së tij, autori F.Buçpapaj, si një nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore ’90, do të skedonte ngjarjet dhe personazhet. I fokusuar tek genocidi i pashembullt që sistemi komunist ushtroi ndaj elitës shkodrane, autori ka skalitur mjeshtërisht profilet e personazheve kryesorë, dy profesorë të diplomuar në Austri dhe vajzën e njërit prej tyre “doktoreshë Zanën”, duke i dhënë lexuesit një roman mjaftë tërheqës.

 

Eliminimi, denigrimi dhe shpërfillja e elitës

 

Në Shkodër, ku elita intelektuale gjatë regjimit komunist është burgosur dhe pushkatuar, dy profesorët e nderuar Martini dhe Leka, vuajnë brengën e eleminimit e denigrimit të ish shokëve e miqve të mbetur si dhe shpërfilljen e tyre nga të pashkollët që kishin marrë frenat e pushtetit. Pikërisht nga këtu nis subjekti i këtij romani. Ata janë dy aristokratë që arrijnë t’i mbijetojnë sistemit, falë aftësive të tyre, si të pazëvendësueshëm: Martini në bankën e qytetit dhe Leka, ndër profesorët më të aftë të gjimnazit dhe të institutit dy vjeçar. Autori jep detaje nga takimet e shumta të dy miqve të pandarë që nga fëmijëria, shkollimi, si ish studenteë të shkëlqyer në Graz të Austrisë (Martini për financë dhe Leka për matematikë). Madje pikërisht nga këto takime ai ndërton dialogje që të mbeten në mendje.

“Ka mbrritur antikrishti… Dhe është mallkimi i Zotit mbi Shqipërinë tonë sa një pëllëmbë… Kush ka mbaruar jashtë, ose dënohet, ose internohet. Këta i përmbysën të gjitha dhe tani jemi kolektiv. S‘ka fe, familje, atdhe… Këta janë masonë, janë vëllazëri ujqërish…”. Këto janë në thelb bisedat që zhvillohen në fshtësi mes dy profesorëve, që autori i vendos nëpër kafene të ndryshme të Shkodrës, për t’iu ruajtur zbulimit nga ish Sigurimi. Është koha kur janë dënuar me pushkatime e burgim priftërinjtë e Shkodrës dhe i njejti fat i priste edhe ata që zbuloheshin ose etiketoheshin si anti parti. Gjithsesi, gjithkush rreth e rrotull tyre do të habitej me mënyrën e të sjellurit prej aristokratësh. Në këtë kontekst autori evidenton zakonin aristokrat sipas të cilit “në Shkodër e pinin kafenë ngadalë dhe duke bërë muhabet, zakon ky i aristokracisë shodrane, e cila për qytetari kishte emër të mirë e”. Kësisoj do vepronte edhe Martini që kishte trashëguar shumë prona, toka dyqane (por që ia konfiskuan) dhe sjelljen dhe moralin e një njeriu të madh me origjinë dhe prejardhje fisnike shkodrane.

Ishte bërë zakon, që për disa vite këta burra të mëdhenj të qytetit nuk i ndaheshin njëri tjetrit. Pasi çakërronin gotat, si shkodranë puro, dy profesorët e vërtisnin bisedën tek rreziku i  zhdukjes së tyre si klasë.

“Kam pasur plot dyqint veta në punë dhe, një ditë s’ua kam vonuar rrogat. Ku i kam shtypur ata? Unë dhe familja ime veç të mira u kemi bërë. Për Zotin i kam ndihmuar këta qafirët e pafe. Po kush e dinte se do bëjnë genocid morracakët…Ua kam falur rrobat e mia të trupit, se më ka ardhur keq, se si shqiptar kam thënë: Hajt t‘i ndihmoj me u çliruar nga fashizmi. Po kush e dinte se këta janë më të këqinj?”. Mjafton qoftë dhe ky perifrazim nga romani, në një prej bisedave mes dy profesorëve, për të kuptuar bagazhin e gjerë jetësor, por dhe artin e të shkruarit nga autori Buçpapaj. Dhe nuk ngelet thjeshtë tek pesimizmi, por mbijetesën e personazheve të tij e vesh edhe me petkun e optimizmit kur vë në gojën e Martinit se: “…Dhe vërtetë na i kanë konfiskuar pronat, por do të vijë dhe dita jonë, do të paguajnë për këto padrejtësi…Janë çuar këmbët me i rënë kokës…veç këtu ka ndodhur. Por besoj te Zoti dhe te Amerika që s’do ti lejë gjatë…”.

Autori ka meritën e përcjelljes tek lexuesi të mesazhit se ishin pikërisht të shkolluarit jashtë që ndikuan në ruajtjen e atyre pak institucioneve të domosdoshme edhe për atë sistem, falë aftësive të tyre profesionale. Kështu, Martini, që për t’i shpëtuar ndëshkimit kishte divorcuar dhe përcjellë për në Itali bashkëshorten e parë italiane, do të ishte i vetmi specialist që do të “riparonte” gabimet e pallogaritshme të të pashkollëve të punësuar në Bankën kryesore të qytetit. Ndërkohë nuk do të nguronte që në bashkëbisedimet e fshehta me profesor Lekën të shfaqte pasigurinë: “se kjo shoqëri e kafshëruar komplet s‘do të mbijetojë, sepse do të përhapet më shumë imoraliteti, homoseksualizmi, sëmundjet ngjitëse, tradhtia bashkshortore, degjenerimi i familjes e cila shthuret dhe nuk përmban njësinë themelore të shoqërisë, por shthurje totale…”. Ndërsa Leka i prezantohet lexuesit si profesori perfekt, me aftësi të rralla profesionale, që megjithë ndërhyrjet s’toleron tek nota as fëmijët e nomenklaturës komuniste.

 

Koha kur lavazhi i trurit kishte marrë përmasa gjigande

 

Për genocidin e pashembullt komunist në Shqipëri janë shkruar disa romane, novela e tregime, por Flamur Buçpapaj ka meritën se artistikisht, si askush tjetër jep pasojat e pallogaritshme të atij sistemi që solli mjerim dhe varfëri të tejkajshme. Duke përshkruar qartë e bukur në faqet e romanit realitetin e trishtë të afro gjysmëshekulli të sundimit komunist, ai qëllimisht i kundërve klasës sunduese mendimin progresist të dy profesorëve aristokratë. Ndaj jo pa qëllim ai vë në gojën e tyre argumentin dhe bindjen se “Nuk mund të mbijetojë një ekonomi kaq e vogël, duke u bazuar në forcat e veta, sepse s‘ka treg, s‘ka ofertë, s‘ka para në qarkullim, se fuqia blerëse është shumë e vogël…janë copa kafshësh me dy sy…”. Dhe po në këtë kontekst, me gjuhë të pasur e mjete shprehëse interesante autori evidenton pasojat e pallogaritshme që sollën eksperimentet bajate me kolektivizimin e bujqësisë, arëzat e tufëzat që varfëruan skajshëm fshatarin shqiptar të atyre viteve.

Dhe të gjitha këto bëheshin në emër të krijimit të të ashtuauajtur “Njeriu i ri”. Dështimin e atij sistemi autori e argumenton edhe me infrastruturën e rëndomtë, ku jo pa qëllim vë në gojën e njërit prej personazheve konkluzionin se: “Ka thuajse njëzet vjet pushtet popullor dhe rrugët e Shkodrës janë krejt gropa. Futu në lagje, të mbyt pisllëku, pallate me punë vullnetare ngrihen si shëmti..”.

Për të qenë sa më bindës në artikulimin e atij realiteti trishtues, autori sjell në vëmendjen e lexuesit në një nga dialogjet mes profesorëve, konkluzionin e tyre se: “Njeriun e ri po e rritin të mangët nga truri dhe, kur të vijë koha të udhëheqin këta të rinjtë e sotëm, kush e di se ç‘do të bëjnë? Gjynah për Zotin, për këtë vend, për këta njerëz që po shkojnë me kaq vrull drejt kolektivizimit, bile do të vijë koha që dhe gratë t‘i kemi bashkë…!”.

Për të përligjur faktin se ai sistem sillte vetëm varfëri dhe sundim nga i pashkolluari dhe i ligu, autori bën analogji me fqinjët për rreth, si për shembull me Malin e Zi, ku kishte zhvillim intensiv të turizmit dhe me tërë ish-Jugosllavinë ku sistemi i vetëadministrimit qe favorit për fshatarët, ndërkohë që pasaporta e qytetarëve jugosllavë ishte aq e vlefshme sa me të mund të emigroje lirshëm ku të doje, deri edhe në Amerikë. Në kohën që tregtarët shkodranë i njihte gjithë bota, në Shqipëri eksperimentohej fenomeni i lavazhit të trurit i cili kishte marrë përmasa gjigande.

 

“Doktoresha, personazhi  më i spikatur i romanit

 

Doktoreshë Zana, është padyshim personazhi më i spikatur i këtij romani. Ajo është vajza e profesor Martinit, e cila nga autori përshkruhet si një bukuri e rrallë, trupgjatë, syzezë, me tipare si të bëra me dorë… Dhe pikërisht nisur nga këto tipare, profesor Martinit që e ka dobësi, i duket se i ngjet motrës së tij. “Zana është bukuri përrallore…Është një fëmijë i mirë… E ka bërë Zoti engjëll…Vetëm studjon. Është tipike raca ime, krenare, e bukur dhe e zgjuar…”,- kështu e profilizon autori këtë krijesë të magjishme, gjithnjë në gojën e babait të saj, që vuan brengën se ajo herë pas here çalon në njërën këmbë. Ndonëse bijë e një aristokrati që survejohej për t’u burgosur apo internuar, Zana, përshkruhet si një studente ekselente në mjekësi (që fliste dhe shkruante në mënyrë perfekte katër gjuhë të huaja), ndërkohë ishte shumë e bukur, po bukurisë së saj i ishte shtuar dhe vlera e zgjuarsisë dhe ndershmërisë. Sa herë vinte në qytet nga Tirana ku studjonte, gjithë rruga mbushej, duke e parë sa e bukur, e gjatë dhe e mençur ishte ajo krijesë që fatkeqsisht kishte filluar të çalonte. Ndaj dhe babai i saj, Martini herë pas herë shpreh shqetësimin se çalimi do t’i shtohej nëse nuk bëhej ndërhyrje kirurgjikale jashtë Shqipërisë, sepse këtu nuk kishte aparatura dhe doktorë të specializuar për të sëmundje të tillë, të pashfaqur deri tani…, ndërkohë edhe frikën e ankthin për të kërkuar vizë ta nxirrte jashtë shtetit, ku kishte miq të shumtë doktorë me të cilët ishte diplomuar në Austri, sepse do ta etiketonin si njeriun që kërkon të arratiset… Dhe duke vijuar në përvijimin e tipareve të bukurisë së kësaj “zane”, autori vë në gojën e babait të saj dashurinë e pakufishme për të: “Unë e dua Zanën time…jap jetën për të. Zoti e ka qëndisur me dorë. Ajo është krijesë mistike, e zgjuar, e bukur, njeriu më i mirë në tokë. Zoti e krijoi dhe e solli tek ne… Një vajzë simpatike, e gjatë dhe gjithë dhjeta në mësime. Çdokush do të habitej nga gërshetimi i bukurisë me inteligjencën. Një kompozim i rrallë që vështirë të përsëritet më…” . Kjo edhe për faktin se Zanës mësimi në gjuhë të huaj i dukej si në shqip, sepse fliste kater gjuhë të huaja shkëlqyer dhe i shkruante ato fiks…gjuha e saj më e preferuar, pas shqipes ishte gjermanishtja.

Duke vazhduar në këtë linjë autori e konsideron Shkodrën një qytet që e ka fat një vajzë të bukur si në legjenda ose përralla, ku bukuria triumfon bashkë me dashurinë…një vajzë që lufton për dashurinë dhe përparimin në qytetin e saj…Zana ose vajza e bukur doktoreshë që pas Rozafës është legjenda e dytë e qytetit. Pikërisht evidentimi dhe përshkrimi mjeshtëror i ngjarjeve kulminante në jetën e Zanës i japin dimensionin shumvlerësh romanit “Doktoresha”. Sepse ajo, nga një studente ekselente, kur vjen të bëjë praktikën në spitalin e Shkodrës do të bëhet protagoniste e ndryshimit rrënjësor të këtij institicioni. Ndaj dhe “Zana doktoresha, i thonin që tani në qytet…Emri i saj po përhapej kudo si me magji…Dikush bënte dhjetë herë xhiro vetëm për ta parë…”. Trilli i autorit është mjaft tërheqës kur këtë perëndeshë të bukurisë, jashtë vullnetit të babait që e kishte porositur të dashurohej me një djalë larg influencave partiake, pa pritur e përshkruan si të dashuruar marrëzisht me djalin e vetëm ‘kadet’ të ish kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës.  “Si është kështu puna e fëmijëve? I rrit, i shkollon dhe, vjen një ditë, ikin secili në drejtime të ndryshme, secili për luftën e vet ekzistenciale”!. Kësisoj e përshkruan autori qëndrimin meditativ të profesor Martinit, të cilit “Sytë i xixëllonin përherë  para fëmijvë të tij (Zanës dhe djalit të vetëm gjimnazist me të gjitha notat dhjeta). Ajsbergu i dhimbjes nuk dukej kurrë. Ai fshihej poshtë në oqeanin e dhimbjes së tij të përditshme”. Ndaj dhe Adriana, gruaja e tij (e dytë) mësuese, e donte me shpirt, sepse Martini ishte shembull për këtë famlje. I përkushtohej që Ai të ishte i lirë në punën e tij shkencore dhe politike.

Në fantazinë e autorit, nuk është thjeshtë një akt dashurie dhe kurorëzimi në fejesë i tyre, por dhe ndikimi i Zanës tek i dashuri që ai të kuptonte pasojat e atij sistemi, që gjithsesi do të dështonte. Madje, jo vetëm kaq, por pikërisht në këtë linjë F.Buçpapaj di të përveçojë edhe faktin se edhe në atë sistem kishte kuadro deri funksionarë të lartë, si ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv apo ish Drejtori i Bankës, që ndonëse të indoktrinuar, kishin krijuar bindje në moseifiçencën dhe fundin e dështuar të atij sistemi. Madje, kjo bindje dhe kundërvënia e ish-sekretarit të Parë të PPSH, një intrigant, i korruptuar dhe mashtrues i paskrupullt do tí hante kokën ish kreut të Komitetit Ekzekutiv, ndërsa i biri, Ditmari do të hakmerrej dukie hedhur në erë godinën e iszh Komitetit të Partisë. Ndaj dhe autori F.Buçpapaj i mëshon familjes që qëndron në themel, si baza e ekzistencës së botës së qytetëruar.

Në këtë roman F.Buçpapaj prezantohet edhe si mjeshtër i rrallë në përshkrimin e peisazheve, si në rastin e lokalit në Shirokë ku u bë ceremonia e ngushtë e fejesës së Zanës me Ditmarin. Po ashtu spikatsin gjuha e pasur dhe mjetet shprehëse në profilizimin e personazheve.

Flamur Buçpapaj, (që me këtë roman prezantohet edhe si njohës perfekt i shkencave ekzakte në zbatimin e elementeve përjashtues në ekuacionet termike dhe aerodinamike….. dhe i historisë si në rastin e historikut të spitalit të Shkodrës që daton në vitin 1891 kur shkodrani Kol Kryqi ose Kryçi la për shpirt bamirësie shtëpinë e tij për spital…dhe se deri më 1928 spitali është administruar nga bashkia e Shkodrës dhe, mbas këtij viti nën administrimin qëndror shtetëror….), pas botimeve të romanit “Martesa e dytë”, vëllimit me tregime “Shiritat”, tre dramave për kukulla dhe studimit “E kaluara morfo-arkeologjike e rrethit të Tropojës, qyteza ilire e rosujës”, si edhe dy vëllezërit e tij Skënderi e Mujo – poetë, studjues e analistë, ndër më të mirër në rang kombëtar, hyn me dinjite në fondin e artë të letrave shqipe.