Eksplozivi në derën e banesës së vëllait të Enver Stafukës, kamerat e...

Eksplozivi në derën e banesës së vëllait të Enver Stafukës, kamerat e sigurisë filmuan autorin e maskuar, doli nga ‘Benz’-i dhe…

281
0

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthim e eksplozivit në derën e banesës mbrëmë në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:05. Shënjestër e sulmit ka qenë banesa e Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej 2015-ës.

Gazetari Juljan Shota raporton për BalkanWeb se nga pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, është filmuar skena e vendosjes së lëndës plasëse. “BalkanWeb” raporton se një person i maskuar me kapuç në kokë, ka zbritur nga një makinë tip ‘Benz’ dhe pasi ka vënë eksplozivin në katin e parë të ndërtesës 3-katëshe, ku kishte dhe Stafuka dyqanet që ka dhënë me qira, është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Deri më tani policia nuk ka mundur që të identifikojë autorin e ngjarjes apo të shoqërojë ndonjë të dyshuar. Nuk përjashtohet fakti që kjo ngjarje mund të ketë edhe lidhje me zhdukjen e Enver Stafukës. Nga shpërthimi i mbrëmshëm fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.