Eksperiment në Suedi, pa masa shtrënguese, qeveria e lë në dorë të...

Eksperiment në Suedi, pa masa shtrënguese, qeveria e lë në dorë të qytetarëve luftën ndaj koronës

409
0

Suedia e fundit në glob sa i përket masave shtrenguese.

 

Prej sot nuk lejohen grumbullime me më shume se 50 persona, ndërkohë që ky numër tejkalohet për shembull në mencat e shkollave, trena, autobuza etj, ku distanca është më pak se 1 metër.

 

Gjithashtu sezoni pranveror i skive ku mblidhen mijëra njerëz, nuk anulohet. (Gjithkush e kujton se ishin pikërisht aktivitetet e skive në Itali në shkurt që çuan në këtë situatë katastrofike sot).

 

Edhe për këtë aktivitet, qeveria dhe specialistet e shendetit publik, iu bëjnë thirrje njerezve që të mos dalin në vende publike nëse janë të prekur nga virusi.

 

 

Suedia është i vetmi vend në botë, ku qeveria i lë në dorën e vullnetin e qytetarëve masat shtrenguese e ku qytetarët i besojnë thuajse në menyre të verber qeverisë (E cila u beson experteve).

 

Është një experiment, një marrëdhënie ndërvarësie besimi dy palësh, që askush nuk e di se ku do të dalë. E sigurtë është që Suedia do të dalë më mire ose më keq se të gjithë vendet në këtë histori e luftë me armikun e panjohur.