Ka tash e disa vite që këngëtarja e njohur, Shkenda Dubova, është në lidhje me një djalosh i cili quhet Labi, por asnjëherë nuk ka publikuar ndonjë fotografi me të.
Shkenda nëpër intervista të ndryshme ka folur për të dashurin e saj, duke treguar se sa e lumtur është pranë tij, por nuk ka pranuar të shpalos ndonjë foto me të, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja madje për dallim nga femrat e tjera, nuk ka publikuar asnjëherë fotografi për të treguar se sa e dashuruar është, kështu e ka ruajtur me xhelozi se kush e ka fatin ta ketë në duar një femër super seksi si ajo.
Lajmi.net ka siguruar një fotografi të ciftit, të cilën e kanë realizuar në dasmën e vajzës së tezës së Shkendës./lajmi.net