Vizioni Juaj Informativ

Shkrimtari Ismail Kadare shtrohet me urgjencë në spital

TIRANE– Shkrimtari Ismail Kadare është shtruar me urgjencë në një spital në kryeqytet, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas mediave, shkrimtari i madh i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të disa komplikacioneve.

80-vjeçari i cili ndodhet me pushime në Shqipëri, i është drejtuar menjëherë njërit nga spitalet private ne vend, por familjarët e tij nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

(el.sp/BalkanWeb)