Einxhel Shkira-Floriana Garos: Mos më bëj si Shën Mëria, e di mirë...

Einxhel Shkira-Floriana Garos: Mos më bëj si Shën Mëria, e di mirë se kush je

553
0

screenshot_2-82

Pas debatit që patën dy ditë më parë në një studio televizive, moderatorja Einxhel Shkira e ka nxehur dhe më shumë situatën, duke shprehur keqardhje për sjelljen e moderators tjetër Florian Garo.

Shkira ka shkruar në faqen e saj se i vjen me të vërtetë keq për disa persona që shesin moral në studio televizive dhe nga ana tjetër bëjnë një jetë të shthurur.

“Sa për ata që i mbyt negativiteti jo vetëm për së largu, por edhe ballë për ballë, dua t’u them sot këtu, nëpërmjet kësaj hapësirës time të vogël virtuale, që po të isha një person që intimidohem nga mendimet tuaja apo sulmet tuaja s’do të isha fare këtu sot, por do të bëja ndonjë punë tjetër…. Ju njoh mirëëë! Ju njoh shummmmëëë mirë juve që më dilni përballë e aspironi për të qenë “Shën Mëria” duke më shitur moral, mua dhe gjithë atyre që na ndjekin. Kur doni edhe ju ta shisni veten për shenjtore, s’e di ç’u mbetet atyre që janë me vërtet të tillë. Të bësh vajzën e mirë në media është gjëja më e thjeshtë në botë, të mbash një fjalim klishe me përgjigje standarde është metoda më e lehtë për t’u përgjigjur dhe t’u thuash njerëzve atë që duan të dëgjojnë dhe vetëm atë që arrijnë të perceptojnë është hipokrizia juaj më e madhe, madje edhe të bëhesh e keqe është e lehtë, por të jesh vetvetja në 2016-n është bërë misioni më i vështirë në këtë botë. Dua të theksoj për të gjithë ata që paragjykojnë ato çka them dhe bëj, unë apo shumë të tjerë, që s’ju pëlqekan juve të dashura “intelektuhale”: As mua s’më pëlqen jeta e degjeneruar që bëni ju fshehurazi, as mënyra se si keni zgjedhur ju për të arritur aty ku jeni, as pafytyrësia juaj, madje as surrati juaj! Të duash ta ulësh tjetrin për të ngritur veten nuk është vetëbesim, por është një mungesë e theksuar vetëbesimi që, për fat të keq, ju, “të dashura princesha”, e keni me shumicë”, ka shkruar Shkira.