
Ditën e sotme, kryeministri Rama e ka nisur ditën me një urim për 243 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka uruar gjithë Amerikën për këtë ditë, mirëpo ndjekësit i kanë bërë të papriturën. Sot, kryeministri Rama gjithashtu feston 55 vjetorin e lindjes dhe ndonëse nuk e ka përmendur, simpatizantët e tij nuk e kanë harruar dhe statusi i Ramës është mbushur plot me urime. Ata e kanë uruar kryeministrin për ditëlindjen e tij duke i uruar jetë të gjatë pranë familjes.