EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Kavajë, si ndodhi përplasja e parë mes...

EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Kavajë, si ndodhi përplasja e parë mes bandave 2 vite më parë. U mbyll pa…

1273
0

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur për “Panorama Online” se dy bandat që janë përplasur sot në qytetin e Kavajës, kanë patur një konflikt të tillë edhe 2 vite më parë.

 

Pjesëtaret e dy grupeve kriminale janë të skeduara nga Policia, pasi burime bëjnë të ditur se ata merren me trafik të lëndëve narkotike.

 

Dy vite më parë po në Kavajë, pjesëtaret e këtyre bandave janë përplasur dhe janë përfshirë në një sherr masiv, por asokohe ngjarja është mbyllur pa u referuar në polici.

 

Duke qenë se janë element të rrezikshëm dhe të skeduar në zonë, anëtaret e këtyre bandave duhet mbaheshin në mbikëqyrje nga Policia e Shtetit, ç’ka mund të çonte sot në shmangien e ngjarjes së rëndë që çoi në vrasjen e një kalimtari dhe plagosjen e 5 të tjerëve.

 

Ndërkohë që sot Policia bën të ditur se ka arrestuar vëllezërit, Marius dhe Denis Aliu.

 

Marius Aliu autor i dyshuar sipas Policisë është plagosur ditën e sotme dhe është në ruajtjen e polkcisë, ndërkohë që Denis Aliu është shpallur në kërkim.

 

Versioni zyrtar i Policisë sot

 

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

 

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.

 

Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

 

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./