“E vetmja e mirë është dituria, dhe e vetmja e keqe është...

“E vetmja e mirë është dituria, dhe e vetmja e keqe është injoranca”

492
0

“Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë”. – Dan Brown

 

“Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar, dhe në qarkullim mund të rritet në sasi dhe, me shpresë, edhe në cilësi”. – Louis L’Amour

 

“E vetmja e mirë është dituria, dhe e vetmja e keqe është injoranca”. – Herodoti

 

“Dituria ngadalë ngre atë që injoranca brenda një ore e rrënon”. – George Eliot

 

“Të dish, është të kuptosh se s’di asgjë. Kjo është domethënia e diturisë së vërtetë”. – Sokrati

 

“Ata që  dinë, veprojnë. Ata që  kuptojnë, i mësojnë  të  tjerët”. – Aristoteli

 

“Ne nuk përqendrohemi aq shumë në shkolla në diturinë edukative që kërkon të menduar dhe aplikim, sa bëjmë në përvetësimin e fakteve”. – William Glasser

 

“Faza e parë e diturisë është heshtja, faza e dytë dëgjimi, faza e tretë mësimi, faza e katërt veprimi me të dhe faza e pestë shpërndarja e saj”. – Anonim

 

“Për sytë e bukur, shih të mirën në të tjerët; për buzët e bukura, fol vetëm fjalë mirësie; dhe për drejtësi, ec me diturinë sepse nuk je asnjëherë vetëm”. – Audrey Hepburn

 

“Dallimi mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve nuk është mungesa e fuqisë, as mungesa e diturisë, por mungesë e vullnetit”. – Vince Lombardi

 

“Mund ta mësosh emrin e një zogu në të gjitha gjuhët e botës, por pasi të kesh mbaruar, nuk do të dish absolutisht asgjë mbi atë zog… Pra, le të vrojtojmë zogun dhe të shohim çfarë po bën. Kjo është çfarë merret parasysh. E kam mësuar shumë herët dallimin mes të diturit të emrit të diçkaje dhe njohjen e vërtetë të diçkaje. Kjo gjë e bën diferencën më të madhe”. – Richard Feynman