“E Vërteta e Vlorës”/ Prologu i Pavarësisë, dëshira e shqiptarëve dhe vendimi...

“E Vërteta e Vlorës”/ Prologu i Pavarësisë, dëshira e shqiptarëve dhe vendimi austriakëve

64
0

Shumë pak krerë shqiptarë i panë drejt ngjarjet që rridhnin dhe parashikuan diabolizmin e fillimit të një lufte ballkanike, pikërisht në vjeshtën e vitit 1912.

Qëllimi sllav po i jepte dorën e fundit ëndrrës së dikurshme ruse, për daljen në detin Adriatik duke aneksuar territoret shqiptare, me represionin shfaroses te popullsisë së tij. Shqiptarët të braktisur nga Perandoria Osmane që i kishin shërbyer qindra vjetë, nuk po e besonin realitetin e hidhur që po rridhte me shpejtësi para syve të tyre. Por duke mbledhur fuqinë e fundit, elitat shqiptare kujtuan qysh nga epoka skënderbejane se Europa do të ish shpetimi i tyre në gadishullin i cili kish derdhur vetëm mizori ngaj genit shqiptar.

 

Vetëm atëherë Orienti u pa si mallkim i tyre, madje më ndjellakeq se fqinjët pasi i mohoi gjuhën, atë tipar që dallon por dhe ndëshkon kombet. Urgjenca e oborrit vienez duke mobilizuar për Ballkanin një milion ushtarë menjëherë habit edhe shqiptarin më të afërt me situatën për pavarësinë e menjëhershme të Shqipërisë, e cila pa fuqi mbrojtëse, do të përballej me qindramijë trupat serbe që po marrshinin papushim. Shqiptarët duhet të ngrinin flamurin me cdo kusht! –Ku ta vendos flamurin? pyet kontin Betchtold ministrin e jashtëm austriak flamurtari i pavarësisë së ardhme; Në bajonetat e ushtrisë time, ishte përgjigja e austriakut antisllav që do të frenonte filluesit të luftës ballkanike, duke i kthyer me një fjalë të vetme, në të humbur..