E tradhtoi burrin sepse ia mbyti macen: bëra seks me 23 vjeçarin,...

E tradhtoi burrin sepse ia mbyti macen: bëra seks me 23 vjeçarin, por…

469
0

se_1471432655-6594795

Një grua i ka dërguar një letër ‘The Sun’, ku tregon se e ka tradhtuar burrin e saj me një djalë të ri, pasi burri e bënte të ndihej keq dhe ia kishte mbytur mace.

Kjo është letra e gruas:E dashur DeidreUnë iu hakmora burrit tim duke e tradhëtuar me një djalë të ri dhe më pas lidhja u bë shumë pasiononte.

Unë jam 31 vjeç, ndërsa burri im 33.

Ne jemi të martuar prej vitesh dhe kemi 3 fëmijë, të parin e linda në moshën 17 vjeçare.

Burri im punon shumë, me orë të zgjatura e madje edhe në fundjavë dhe gjithë këtë thotë se e bën për ta mbajtur familjen.

Ai filloi të pinte dhe është xheloz shumë për rrjetet sociale, e më thotë se fle ku të mundem.

Ndonjëherë mi thotë këto gjëra edhe në prani të fëmijëve.

Një nga miqtë e mi më ftoi të shkojmë në pushime në Spanjë.

Ditën tjetër, më treguan se burri im kishte hedhur macen poshtë, duke e mbytur.

Arsyetimi për këtë ishte se macja kishte gërvishtur një mik dhe gati e kishte verbuar.

Ai e bëri këtë për të më lënduar, pasi unë doja të shkoja larg.

Atë natë unë u deha dhe u takova me një djalë në hotelin tonë.

Një gjë çoi tek tjera dhe ne bëmë seks.

Doja ta lëndoja burrin tim siç më lëndoi ai mua.

Ky djalosh ishte 23 vjeç dhe u takova me të edhe natën tjetër, të cilën e kaluam duke u puthur dhe vallëzuar gjatë gjithë kohës.

U ktheva në shtëpi duke menduar se më nuk do ë dëgjoja fjalë nga ai, por burri më bombardoi me fjalë.

Gjërat në shtëpi ishin të tmerrshme, por mendova se duhet të qëndroja për shkak të fëmijëve.

Jam takuar përsëri me atë djalin.

Ai më kërkoi që unë ta lija burrin, por i thash që nuk mundem.

Një ditë burri im mori telefonin dhe mi lexoi të gjitha mesazhet.

Unë mendova se ai do të zemërohet por ai qau.

Kam vendosur që t’ia jap edhe një shans burrit dhe e kam bllokuar atë djalin.

A mendoni se mund ta dashuroj përsëri burrin tim apo t’i jap një shans dashurisë së re?

Deidre përgjigjet:Të kuptoj.

Derisa ju e keni mashtruar, burri juaj ka shumë punë për të bërë që ta riparojë dëmin që ka bërë.

Nuk jam e sigurt nëse mundet.

Ai donte ta shkatërronte macen tuaj dhe e dëshmoi se mund ta bëjë.

Ai është abuziv, xheloz që ka nevojë për ndihmë.

Por, nëse nuk dëshiron që ta ndihmosh, atëherë duhet të shikosh që të largohesh.

Të veprosh me ndihmë do ju ndihmojë ta kaloni këtë.