E rihapën arkivolin pasi i dashuri dëgjoi zhurmë nga varri i saj...

E rihapën arkivolin pasi i dashuri dëgjoi zhurmë nga varri i saj (VIDEO)

624
0
arkivoliNë një video të publikuar, shihet moment kur hapet arkivoli i një adoleshente të vdekur pasi që dëgjoheshin zhurma nga varri i saj.
 Ekzistonte frika që Neysi Perez një 16 vjeçare nga Honduras e cila ishte shtatzënë kur vdiq, ishte varrosur e gjallë, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte varrosur pas një ataku në zemër dhe mjekët e kishin konstatuar vdekjen e saj.

Por një ditë pas varrimit i dashuri i saj kishte dëgjuar zhurmë që vinte nga varri dhe kishte kërkuar nga roja e varrezave që të vërtetonte nëse edhe ai dëgjonte zhurmë.

Meqë edhe vet roja e vërtetoi që zhurma po vinte nga varri, familja e saj kishte rënë dakord që ta hapnin varrin, procedurë e cila zgjati disa orë. Por ishte shumë vonë.

Nga video e publikuar shihen anëtarët e familjes së saj të cilët hapin arkivolin me shpresë që ndoshta ajo kishte mbijetuar.

Mjekët janë shprehur sërish që ajo kishte vdekur dhe e gjitha ishte një gënjeshtër e të dashurit të saj.

Por xhami i arkivolit të saj ishte i thyer e njashtu ajo kishte edhe një gisht të plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=qjYiEQxlSHw